Rreth autorit




Une jam Jonian Dervishi , student ne degen e "Drejtesise" ne Universitetin e Tiranes dhe student ne degen "Shkenca Kompjuterike" ne Universitetin Planetar te Tiranes. Prej disa vitesh punoj si zhvi...
me shume

Kerkim




  

Kategorite




Lajme
-- Nga interneti
-- Nga Shqiperia
Mesime
-- Programim PHP
Projekte
Mendime
Te ndryshme

Cicërimat e mia të fundit




Faqe mike




ViganV
Webmaster.al
RomeoLab
Eklipsi
Granit Doshlaku

JonianD përkrah





webday

Universiteti Planetar i Tiranes

Kontakt





28
Qershor

Web Day 2010, ne rrugen e duhur.... Vendos në Facebook

Ne daten 26 Qershor 2010 u organizua takimi i dyte vjetor i Webmasterave dhe Programueseve (faktikisht iu bashkangjiten edhe "biznesmen te internetit") i cili ndryshe nga ai i vitit te kaluar qe u konceptua si nje "tavoline e rrumbullaket" permbante nje program te qarte dhe nje liste te caktuar te personave qe do te referonin. Perkatesisht:

- Gjergji Kokushta për 'Puna si Freelancer'
- Ervis Tusha - për 'Siguria e përgjithshme'
- Vigan Vllahinja për 'Si monetizohen faqet (optimizimi i tyre për CPA)'
- Jonian Dervishi për 'Ditar: Një projekt i lirë, falas dhe Shqip'
- Flamur Mavraj për 'Programim në PHP'
Baki Goxhaj për 'Si ndërtohet një theme për Wordpress'
- Albin Malelli për 'SEO (Search Engine Optimization)'

Pjesmarrja kete vit ishte teper e madhe (te pakten krahasuar me ate te vitit te kaluar), behet fjale per rreth 50 pjesmarres... Ky eshte nje tjeter tregues i rruges se mbare te Web Day

Por cfare ndodhi ne kete dite?

Faktikisht per mua dhe 6 cunat e tjere Web Day ka nisur prej muajsh por nese perqendrohemi vetem te kulmi i organizimit, mund te them se une e fillova qe diten e premte kur erdhen dhe Vigani, Arti, Gezimi, Flamuri, Atdheu etj. nga Kosova dhe te gjithe bashke kaluam naten duke u pergatitur (e me shume duke bere qejf neper Tirane...)

Ne daten 26 ne mengjes, rreth ores 10 filluam te mblidhemi ne ambjentet e Universitetit Planetar... Ora 12 na gjeti duke bere pergatitjet e fundit dhe rreth ores 12:15 nje pjese e madhe e pjesmarresve kishin zene vendet ne salle.

  - Ne oren 12:30 filloi zyrtarisht WebDay dhe pas fjales hyrese nga une filloi referimi i Gjergji Kokushtes i cili meriton noten 10 absolute. Te gjithe ishin te interesuar dhe te gjithe ishin te perfshire ne diskutimin e tij.

   - Menjehere pas Gjergjit fjalen e morri Ervis Tusha dhe referimi i tij fliste per gjera te pergjithshme te sigurise te cilat faktikisht mund te jene te njohura por qe nje perseritje dhe nje theksim i duhur ndihmon shume...

   - Pas Ervisit foli Vigani per monetizimin e faqeve duke shpjeguar se cfare eshte CPA dhe si mund te maksimizohen fitimet (ne vija te pergjithshme)

   - Me ne fund rradha ime, faktikisht ndermjet fjales se Viganit dhe times u be nje pushim prej rreth 10 minutash per disa rregullime teknike (nderrova laptopin me te cilin po behej projektimi) sepse kisha deshire te shpjegoja me ne thellesi Ditarin... Gjate referimit u hap nje diskutim te cilin Armando Boni e cilesoi si "nderprerje te fjales" por qe personalisht e marr si vleresim dhe mu duk me shume interes hapja e ketij debati...

   - Baki Goxhaj foli per ndertimin e nje theme per wordpress duke shpjeguar ne detaje sesi funksionon nje theme dhe mbeta shume i kenaqur e mbi te gjitha mesova vertet dicka nga ky prezantim sepse gjithmone e mendoja si dicka te cilen nuk ia vlente t'a beja vet por tani besoj se PO,ia vlen dhe eshte vertet e lehte! (Faleminderit Baki)

   - Albi meriton gjithashtu noten 10 absolute sepse shpjegimi qe beri ai per SEO, metodat, shembujt etj. ishin vertet te menduara e te sqaruara ne menyre perfekte... Edhe gjate referimit te Albit u hap nje debat qe mendoj se i shtoi akoma me shume vlerat kesaj pjese sepse shkembimi i ideve e i pervojes na ndihmon te gjitheve...

   - I fundit por jo me i pa rendesishmi (per mua me i rendesishmi :p) ishte Flamuri qe foli per PHP por jo per fillestare, ai foli per OOP dhe te rejat ne PHP 5.3 e ato qe priten ne PHP 6... Shpjegoi se cfare jane namespaces etj...

   - Gjithashtu edhe Kancelari i Universitetit Planetar beri pershendetjen e tij nga ana e Universitetit dhe deklaroi mbeshtetjen per kete takim duke ofruar gjithashtu disa lehtesira ekonomike per studentet qe do te rregjistrohen si te referuar nga ajo qe shum shpejt mund te quhet "Organizata e Webmasterave Shqiptar"....

Konferenca mbaroi ketu, me fjale duket pak por faktikisht zgjati rreth 4 ore dhe me pas nje pjese jona shkoi per te pire nje kafe te fundit e per te bere nje "bisede tavolinash" por qe normalisht kishte te bente me shkembimin e ideve, te pervojes, te praktikes etj. gje qe ishte teper e rendesishme...

Dua te falenderoj shume te gjithe referuesit, Universitetin Planetar te Tiranes dhe te gjithe pjesmarresit qe i dhane vlere ketij takimi...Ah desh harrova, falenderoj shume dhe Afrim Peposhin qe solli televizionin A1 :)

Web Day '10 mbaroi por brenda pak ditesh do te fillojme pergatitjet per te ardhmen....

Per te pare me shume foto te Web Day '10 vizitoni faqen ne facebook duke klikuar ketu

* Artikuj per kete teme ne blogjet shqiptare:
- http://armandoboni.com/personale/ja-na-iku-dhe-webday-2010-tirana.html
- http://www.eklipsi.com/web-day-2010/

 

Etiketa : web day, webday tirane, web day tirana,

Komente :

Nga Rei kalemaj ne daten 2010-06-28}
Me te vertet WebDay ishte nje sukses per ty joni . Pjesmarrja ishte mjaft mbreslense . Mjafton vetem te besh krahasim midis 2 videove ne youtube te webday 2009 me ate te 2010 dhe do vihen re dukshem ndryshime te medha . Nje nga temat qe me pelqeu me shume ishte tema jote per ditarin sepse u hap nje diskutim shume i rendesishem edhe isha shum kurioz mbi ditarin . Nje teme tjeter qe me pelqeu ishte ajo e ervis tushes pasi ditve te fundit kisha hasur pak probleme me sigurine . Pjesmarrja ishte goxha e mire . Nga 90 aplikant , 50 ishin pjesmarres . Mendoj qe te behet edhe nje webday tjeter brenda ketij viti (ndoshta jo kaq i madh sa ky po te kemi mundesine te takohemi per te diskutuar temat e tjera) . Vertet nje pergezim per ty joni qe more persiper kete iniciativ . Meqe ra fjala : sa bukur paskam dal ke kjo foto :D :P


Nga tentim.o ne daten 2010-06-29}
pershendetje joni. Urime pike se pari ty si organizator i web-day `10. Deshiroj me gjith zemer qe suksesi te jet sa me i larte prandaj me shkoj mendja para 3-4 viteve ku ne shkolle erdhen 5-6 studente ku beren prezentimin e tyre por ishte prezentimi i nje reviste per multimedia. por qe nga ky plan u bazova edhe un prandaj ju them qe te zhvillohet sa me shum web-day. shkoni neper univerzitete te ndryshme [private apo publike] dhe paraqitni projektet qe i prezentuat ne web-day. ndoshta do te duket per te qeshur por jam i sigurt se interesi do te rritet per web-day `11. merre ne shqyrtim;) sa per web-day `10. te gjitha temat e folura jane te qelluara. prandaj pres nga ty ose ne owsh. por qe shpresoj te mos vonohet shume. gjithsesi e zgjata shume :) ju pershendes. dhe ju uroj suksese me tutjeshme shpresoj te jem pjesmarres ne web-day `11


Komentoni :

Emri :
E-Mail :
Komenti :