Qershor
Ne Kosove me Richard M. Stallman Vendos në Facebook
Ne daten 3 Qershor 2010 une dhe Ervis Tusha u nisem per ne Kosove per te marre pjese ne fjalimin e Richard M. Stallman me teme "Digital Society".
"Rruga e Kombit" sic quhet nga politikanet dhe nga media ishte vertet nje rruge gjigande dhe mese e nevojshme... Per rreth 4 ore ishim ne Prishtine dhe pa u munduar rruges (ndryshe nga c'do te kishte ndodhur me rrugen e vjeter ku do na duheshin mbi 10 ore dhe nje makine qe te duronte gjithcka)
Me te mberritur ne Prishtine u pritem nga Vigani dhe kaluam nje mbremje neper rruget e qytetit (u ngaterruam disa here por...) dhe me pas me ne u bashkua edhe Dashamir Hoxha.
Ne daten 4 gjate dites u takuam me disa webmastera e dizenjues nga Kosova e me pas, ne oren 18:00 shkuam ne Biblioteken Kombetare dhe Studentore per te degjuar fjalimin e RMS.
Ai foli per Shoqerine Dixhitale ku si gjithmone u morr kryesisht me kritika ndaj korporatave por edhe ndaj teknologjive... Per te perdorimi i telefonave mobile eshte nje cenim i privatesise dhe i lirise te njeriut, perdorimi i sherbimeve si google docs etj. eshte perseri i pa sigurt dhe cenon lirine tone...
Pike tjeter e fjalimit te tij ishte perparesia e Free Software (jo Open Source pasi ai eshte kunder ketij termi!) ne krahasim me Proprietary Software dhe ai bazohej ne faktin qe ne Free Software programi ben ate qe i kerkojme ne ndersa ne Proprietary Software bejme ne ate qe na thot programi dhe ai ndoshta ben edhe me teper... Ne kete pike jam dakort me te sepse ne nje kod te mbyllur nuk e dim kurre se cfare ndodh ne prapaskene. Shpesh korporata si Microsoft, Apple, Amazon etj. kane perdorur programe te cilet kryejne veprime me paisjet qe ne i zoterojme pa kerkesen tone dhe as pa konfirmimin tone.
Fjalimi i tij ishte vertet interesant por fatkeqsisht ishin gjera qe i ka thene prej me shume se 10 vitesh dhe ishin thjesht nje riprodhim i vetvetes. Ne disa pika nuk isha aspak dakort me te (si psh. mos perdorimi i telefonave apo dalja kunder sherbimeve online si google docs etj) por me pelqeu qe foli gjate per web-in sepse eshte edhe fusha ime e preferuar e kompjuterave...
Falenderoj FLOSSK qe mundesoi kete takim dhe i uroj suksese ne te ardhmen.
Komente :
Nga Egzon Bunjaku ne daten 2010-06-06}
Pershendetje,
Me vjen mire qe keni kaluar mire ne kosove me ueb master dhe dizejnues tjere.
Mendoja se do vij dhe un ne ate takim por ja qe doli dicka dhe nuk munda te vij...
A ka bere dikush video ose audio record? thjesht po pyes, pash ne Macedoni sa ishte e shikoja drejtperdrejt...
Nga Gjergji Kokushta ne daten 2010-06-06}
Ke ndonje gje me specifike ne lidhje me komentet e tij ndaj FS dhe ndoshta mund ti ndash me te gjithe ne WebDay 2010 :)
Nga Joni ne daten 2010-06-07}
Gjergji, sic thash edhe ne shkrimin tim RMS vetem perseriti ato qe kishte thene me pare... Gjithsesi besoj se do jete nje video o plote online keto dite nga FLOSSK. Sapo te dale do e publikoj dhe do iu lajmeroj :)
Komentoni :


